Categories Lajme

Macron ofron në vend të hapjes së negociatave, partneritet të veçantë për Ballkanin?

Sipas gazetës serbe “Nezavisne”, Franca do fillojë një konsultë zyrtare diplomatike për t’i ofruar Ballkanit Perëndimorë një partneritet të veçantë dhe të privilegjuar, i cili do të zëvendësojë anëtarësimin e plotë në BE.

Sipas gazetës, Franca, e ndodhur nën presion nga partnerët e saj europianë për të hequr dorë nga pozicioni i saj kokëfortë në Samitin e ardhshëm europian, për të lejuar që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të fillojnë negociatat me BE, ka vendosur ti propozojë Brukselit një plan të ri për vendet e Ballkanit.

Sipas propozimit, mbështetja financiare, partneriteti special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera, do t’u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” të anëtarësimit të plotë.

“Nezavisne” thotë gjithashtu se Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një “partneritet të privilegjuar” sesa anëtarësim, por edhe atëherë, ajo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë në BE .

Ndërkohë, mediat europiane kanë kritikuar ashpër Francën, duke e akuzuar atë se po e shtyn Ballkanin Perëndimor në duart e Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME