Categories Showbiz

Mahnitën jurinë e America’s Got Talent, flasin dy vëllezërit shqiptarë: Cirku e meritonte prishjen, nuk na vlerësuan kurrë

Dy vëllezër shqiptarë, Arnold dhe Artan Balla, ia dolën të mahnistin e të ngrinin në këmbë jurinë e “America’s Got Talent” – të përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara – me performancën e tyre akrobatike mbrëmjen e djeshme.

Dy vëllezërit treguan sot në ‘Ftesë në 5’ se fillimisht nisën të jepnin shfaqje në Europë ku spikatën me talentin e tyre e më pas u ftuan të merrnin pjesë në talent-shown më të madh në 2019.

“Ne që në momentin që krijuam kompaninë tonë dhe filluam me shfaqjet private në Europë fillimisht po na ecte shumë mirë dhe me talentin tonë kuptuam se nuk ishim për institucionet shqiptare ku t’i presin krahët dhe t’i mbyllin dyert. Por jemi për evente ndërkombëtare dhe filluam të bëjmë shfaqje. Pas Europës emri jonë u bë shumë i dëgjuar, deri në Amerikë. Ftesa për në “Amercia’s Got Talent” na u bë që në 2019 por për shkak të pandemisë u shty për një moment të dytë që ishte këtë vit. Kemi kaluar eksperiencën më të mirë të jetës dhe nuk mendoj se kemi për të marrë eksperiencë dhe arritje më të madhe.”– tha Arnoldi.

Kush i ndjek talent-showt britanikë dhe amerikanë(si America’s Got Talent apo X Factor) me siguri e di se sa i vështirë dhe njeri që nuk mahnitet kollaj është Simon Cowell. Por vëllezërit Balla ia dolën t’i bënin përshtypje atij. Lidhur me këtë Arnoldi tha: “T’i bësh përshtypje Simon duhet të jesh shumë i arrirë. Të gjithë e dimë se sa i vështirë është ai. Dhe në momentin që ai u ngrit në këmbë për performancën tonë do të thotë se ia kemi arritur qëllimit dhe po e përfaqësojmë Shqipërinë më së miri.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME