Categories Politike

Majko deklaron votën pro shkarkimit të Metës: Më rëndon shumë

Deputeti Pandeli Majko tregoi në Kuvend arsyet që e bënë të ndërrojë mendje për qëndrimin në raport me kërkesën e socialistëve për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Majko tha se Meta ka qenë pjesë e PS, por sot gjykohet për shkelje të kushtetutës.

Duke deklaruar votën pro shkarkimit, ai theksoi se për të tjerat do të gjykojë koha dhe ajo që do të vijë. “Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën. Ai është bërë promotor i mos seriozitetit të shtetit shqiptar. Në fillim kam qenë kundër kur është bërë nisma e parë por tani jam i bindur për veprimet e presidentit.

Pavarësisht problemeve personale, në marrëdhënie me procesin zgjedhor dhe partnerin tonë SHBA askush nuk i ka askujt borxh. Them më mirë të të urojnë për atë që je se sa të të duan për atë atë që nuk je. Vota pro shkarkimit më rëndon shumë por në thelb ka të vërtetën.

Ilir Meta ka qenë pjesë e jona. Kur është miratuar kushtetuta, ligjvënësit e kanë pasur të qartë momentin e shkarkimit të presidentit. Ne prodhojmë një akt që do kalojë në filtrat e juristëve më me përvojë. Do votoj pro shkarkimit. Për të tjerat të na gjykojë koha dhe ajo që do të vijë”, tha Majko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME