Categories Sport

Majlinda Kelmendi eliminohet në ndeshjen e parë nga Lojërat Olimpike

Tokyo 2020, eliminim i papritur i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike. Teksa ende të gjithë shqiptarët po shijojnë fitoren e kampiones olimpike, Distria Krasniqi dhe kishin shpresa të mëdha për të tjera medalje në Xhudo, Majlinda Kelmendi nuk arrin të shkelqejë në Tokyo.

Kampionia olimpike e Olimpiadës së Rios në 2016, pësoi një eliminim të papritur që në raundin e parë duke zhgënjyer të gjithë pasi kishin pritshmëri të mëdha prej saj. Kelmendi u mund që në raundin e parë nga hungarezja Reka Pupp, e cila arriti t’i merrte xhudistet dardane një Wazz-ari që e eliminon direkt atë.

Merr fund kështu para kohe Olimpiada për një nga favoritet për medalje ari për Kosovën. Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen çka është pare teksa po largohej nga arena. Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medaljes së artë olimpike në ”Rio 2016”, duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze, por nuk ia doli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME