Foto ilustruese/ Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
