Categories Lajme

Makina luksoze, 70 mijë euro dhe apartamente / Bllokohen pasuritë e “Julit të Pashakos” dhe të një tjetër lushnjari

Prokuroria e Lushnjes ka sekuestruar mijëra euro pasuri, të cilat dyshohet se vijnë nga aktivitetet kriminale.

Në një njoftim për media, bëhet me dije se Julian Sulës, i cili njihet ndryshe si “Juli i Pashakos” i janë sekuestruar 70 mijë euro, një apartament 110 metra katrot dhe një automjet Porsch.

Ndërkohë që pasuria i është sekuestruar edhe një tjetër lushnjari. Ai është Demir Liçka.

Prokuroria i ka sekuestruar këtij të fundit mijëra euro pasui të paluajtshme si dhe makinë.

Njoftimi:

Prokuroria Lushnje konfiskon pasuritë e tre shtetasve, burojnë nga veprimtari të paligjshme

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar disa procedime pasurore të cilat kanë konkluduar me konfiskimin e pasurive të ndryshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2021, ndaj subjektit J.S. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 224, date 17.11.2022 u vendos:

– Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:

– Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;

– Pasuria e luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne”, në zotërim të shtetasit J.S.;

Apartament “Ap. C kati i IV” me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga “Vasil Kuqi”, zk 8513.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. ka regjistruar procedimin pasuror Nr.2, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.221, datë 09.11.2022 u vendos masë parandaluese pasurore, konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe paluajtshme në zotërim të shtetasit D.L, të përshkruara si më poshtë vijon:

– Objekti 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “18 Tetor”, qyteti Lushnjë;

– Automjet tip “Volksëagen Passat” me shasi “EVEZZZ3CZ6E124723”, në pronësi të shtetasit D.L.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.3, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.231, datë 24.11.2022, u vendos:

Konfiskimi i pasurive në zotërim të shtetasit F.A., të sekuestruara sipas vendimit gjyqësor të datës 28.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, si më poshtë:

– Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

– Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

– Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;

– Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

– Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);

– Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;

– Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME