Categories Lajme

Makina me targa sllovene vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj, autoritetet letërprosi të reja. E dhëna që mund të sjellë një shteg të ri për hetuesit

Makina me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij të cilët u ekzekutuar tek mbikalimi i Fushë Krujën verën e shkuar ishte dërguar për t’u çmontuar për pjesë këmbimi në një servis në Kosovë.

Kjo është përgjigja që autoritetet e drejtësisë sllovene u sollën hetuesve shqiptarë, duke i orientuar këta të fundit të kthejnë sytë nga Kosova në kërkim të gjurmëve dhe provave të atentatit mafioz.

Pas marrjes së përgjigjes së letër-porosisë së parë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion shtesë nga Sllovenia, ndërsa përmes një letër-porosie të dytë kërkon informacion nga Kosova në lidhje me servisin e makinave ku do të bëhej çmontimi i automjetit në fjalë. Prokurorët duan të dinë se kush është personi që e mori makinën në servis dhe në cilën periudhë. Nëse kjo e dhënë sigurohet, atëherë prokurorët mund të kenë një shteg të ri për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.

Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Besmir Hoxha e Dikler Vata u qëlluan për vdekje mesditën e 17 korrikut 2022 të mbikalimi i Fushës Krujës.

Hetuesit dyshojnë se Brilant Martinaj u vra për shkak të përplasjes së grupeve kriminale në trafikun e drogës dhe vazhdën e atentateve të vazhdueshme, gjatë të cilave u ekzekutuan njerëz të lidhur ngushtë me Ervis Martinaj, i cilësuar si mbreti i lojërave të fatit.

Pas atentatit mafioz në Fushë Krujë, familja Martinaj denoncoi zhdukjen pa gjurmë të Ervis Martinaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, fati i të cilit edhe sot vijon të mbetet mister.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME