Categories Lajme

Makina me targë “Edi Rama”, reagon kryeministri

Emri i Edi Ramës tashmë po vendoset edhe në targat e makinave. Pronari i një automobili të vjetër, i kohës së komunizmit dhe mesa duket prodhim rus, ka zgjedhur që si targë të personalizuar të vendos emrin e kreut të qeverisë. Për ta bërë dhe me serioze, pas emrit i ka shtuar edhe dy yje me pesë cepa.

Fotoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama në instagram, i cili ka sqaruar se nuk është pronar i mjetit. Makina është pjesë projektit të restaurimit të mjeteve të vjetra dhe që njihet me emrin “Retro Albania”. Këto ditë anëtarët e këtij projekti ishin në Korçë ku shfaqën koleksionet e makinave të vjetra.

“S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas. Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit.

Bravo Blendi Gonxhja dhe skuadra e tij, që përveç reformimit e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në menaxhimin e sektorit të automjeteve, po zhvillojnë edhe projektin e bukur Retro Albania së bashku me koleksionistët e riparuesit e apasionuar të makinave të vjetra”,– shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME