Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec ne afërsi të fshatit Buçimas. Sipas burimeve mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë e për pasojë ky i fundit ka marrë lëndime në trup. Ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit. I moshuari jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shoferi i automjetit është funksionar në polici.
Categories
Lajme
