Trajneri i Kukësit Skënder Gega ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Pas konfirmimit me Covid, Gega është vetëzizoluar. I mungoi në përballjen e sotmee të verilindorëve me skuadrën e Besës së Kavajës. Burime bëjnë me dije se Gegës i janë shfaqur simptomat tre ditë më parë, ndërkohë që ditën e sotme i doli tamponi i cili e konfirmoi pozitiv. Gega kishte lajmëruar klubin se kishte filluar të shfaqte simptoma të lehta të COVID-19, fill pas ndeshjes me partizanin. Në këto kushte drejtimin e skuadrës e ka marrë Rrahman Hallaçi, deri në rikthimin e Gegës.
Categories
Lajme
Kukësi ‘pa’ trajnar, rezulton pozitiv Skënder Gega
