Categories Lajme

Policia nuk fal 20 administratorë lokalesh, ndëshkohen edhe qindra qytetarë, 7 prej tyre përfundojnë në komisariat

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të në gjithë vendin, për respektimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative, 612 qytetarë dhe 20 administratorë lokalesh, pasi nuk i respektuan këto masa. Kontrollet intensive kanë vijuar edhe pas orës 22:00, për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për kufizimin e lëvizjes.  Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 612 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Në zbatim të dy urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, për shtimin e masave kufizuese, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet intensive në rrugë dhe në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, prej orës 22:00 deri në orën 06:00.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë fashë orare, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se  përgjithësisht qytetarët i kanë zbatuar urdhrat për kufizimin e lëvizjeve, ndërsa disa qytetarë  janë këshilluar për shkak se ishin të paqartë për rregullat e lëvizjes. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese dhe bën thirrje që qytetarët  të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00. Strukturat e Policisë së Shtetit janë në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i masave kufizuese, pasi kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME