Categories Lajme

Makinat me xhama të zinj, “STOP” nga nesër

Nga e hëna të gjitha automjetet qe janë modifikuar nga përdoruesit duke u vendosur xhama të zinj nuk do të lejohen të qarkullojnë. Nga ky urdhër nuk preken automjetet të cilat janë të prodhuara në fabrikë me xhama të zinj dhe këto të dhëna janë të pasqyruara në lejen e qarkullimit.

Urdhëri i Drejtorisë së Transportit Rrugor erdhi pasi mijëra drejtues mjetesh i vendosnin xhamave materiale që i errësonin, duke u kthyer në një shqetësim edhe për policinë rrugore.

Në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit do të identifikohen të gjithë serviset që ofrojnë shërbime të tilla dhe do të dënohen në bazë të ligjit”.

Siç thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor nga ky rregull nuk do të bëjë përjashtim asnjë person.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset”!

Në bazë të ligjit çdo shofer që kapet me këtë shkelje do të dalë në komision në Policinë Rrugore. Kodi Rrugor parashikon se gjoba për raste të tilla varion nga 5 mijë deri në 10 mijë Leke të reja dhe drejtuesit të automjetit i hiqet pikë në patentë. Drejtoria e Transportit Rrugor gjithashtu vendosi që për çdo person që ka ngelur ne provimet e patentës nuk do të riaplikojë, por vetëm do të ritestohet. Në këtë mënyrë qytetarët nuk do të shpenzojnë më para dhe kohë për të kryer një punë që ishte bërë më parë.

Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME