Categories Lajme

Mallakastër/ Dy djem humbin jetën në pak orë, në fshatin ku jetonin pllakos zia. Njërit i bie trompozë në prani të familjes, tjetrin e zë zetori sipër (EMRAT)

Pllakos zia në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, aty ku dy djem humbën jetën në vetëm pak orë.

44 vjeçari Asqeri Jaupaj shkoi të punonte tokën e një bashkëfshatari tjetër, për të siguruar të ardhura për familjen, por nuk e dinte se nuk do t’i shihte më. Gjatë punës me zetorin e tij, ai bie dhe zetori e zë sipër. Edhe pse u transportua me urgjencë drejt spitalit të Fierit, pas operacionit prej 5 orësh nuk ia doli të mbijetonte. Ndërkohë vi ktima tjetër është Dashnor Bregasi, i cili duke vjelë ullinjtë i bie trompozë në prani të familjes së tij. Familja e transportoi me urgjencë për në spitalin e Ballshit, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të mbijetonte. Një tragjedi e rëndë për të dyja familjet dhe për banorët e fshatit, të cilët i njihnin dhe shprehen se ishin djem shumë të mirë. Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME