Categories Lajme

Manastirliu bën thirrje për dhurim gjaku: Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën apel për dhurim gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu zbulon se nga fillimi i vitit e deri më sot reth 17 000 dhurime gjaku, por shton se ka ende nevojë për dhurime vullnetare. “Kjo është një kohë e pazakontë, e shenjuar veç vështirësive, edhe nga solidariteti për ata që kanë më shumë nevojë! Një akt i tillë human është dhurimi i gjakut  Megjithë situatën e epidemisë në vend, nga fillimi i vitit deri sot janë kryer rreth 17 000 dhurime gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë. Por ka ende nevojë për dhurime vullnetare, për të mos e ndërprerë zinxhirin e solidaritetit në këto ditë të vështira! Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak, shpëto jetë!”, shkruan Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME