Categories Lajme

Manastirliu flet para familjarëve: Ja si do ti shihni të afërmit me covid në spitale

Ministrja Ogerta Manastirliu ka zhvilluar takim me familjarët e pacientëve të prekur nga koronavirusi që janë të shtruar në spitalin Infektiv dhe shprehën shqetësimin për mungesën e komunikimit. Deri tani, janë vendosur oraret e pritjes 09:00 – 11:00 paradite dhe 17:00-18:00 pasdite për të marrë ushqime apo rroba që janë kërkuar nga vetë pacentët.

Manastirliu tregoi se qeveria do tu vërë stafit mjekësor në dispozicion tableta në mënyrë që tu sigurojnë pacientëve kontakt vizual me familjarët e tyre. Tabletat do të shpërndahen në të gjitha spitalet Covid.

“E mirëkuptoj që ju doni të komunikoni. QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin.

Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid”, tha Manastirliu.

Ndërsa shefja e Infektivit, Najada Çomo u përgjigj për arsyen përse refuzojnë familjarët të flasin në telefon duke thënë: “Refuzojnë të flasin në telefon për shkak të oksigjenit dhe ju duhet të flisni ose me mesazhe dhe nuk ndodh nga problemet psikologjike. Me neve komunikon normalisht”, tha Çomo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME