Categories Lajme

Manastirliu: Gati për hapjen e spitalit COVID4, ja skenarët për përfshirjen e spitaleve rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun ka deklaruar se shërbimi i Urgjencës Kombëtare është në gatishmëri të plotë 24/7 dhe vetëm në ditën e fundit numri i thirrjeve ka arritur në rreth 3 mijë thirrje në ditë.

“Jemi në mometet ku thirrjet arrijnë deri në 3000. Vetëm ditën e djeshme në numrin unik 127 janë pritur 2996 thirrje, sepse mos harrojmë që urgjenca po punon me kapacitet të plotë, pret thirrje dhe jep shërbim edhe përtej COVID19. 1269 thirrje janë vetëm për COVID19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit. Shkohet në banesa dhe asistohet, monitorohet dhe vlerësohet nëse është rast për t’u dërguar në spital ose jo. Gjithashtu 0800 40 40 jep informacion mbi mjekun e familjes dhe nëpërmjet saj mund të lidhen me mjekun e familjes”, – tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se spitali COVID4 është gati dhe do të hapet pas plotësimit të kapaciteteve të 3 strukturave të dedikuara COVID. “Më tej do të vijohet me hapjen sipas 3 skenarëve të spitaleve rajonale, të cilët janë parapërgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID19 duke e çuar kapacitetin ne mbi 1600 shtretër për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi”, – tha Manastirliu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME