Categories Lajme

Si u kryen 3 mashtrime në emër të Ardit Gjebreas dhe bashkëshortes së tij!

Në fund të muajit tetor u raportua në disa media se Ardit Gjebrea kishte rënë pre e një mashtrimi. Një person duke përdorur identitetin e tij, i ka kërkuar borxh 200 mijë lekë të reja mikut të Arditit, duke përdorur numër dhe foto false në Whats App dhe Viber.

Së fundmi, “iconstyle.al” ka zbardhur detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje aspak të hijshme, ku qenkan të përfshirë disa persona që kanë kryer mashtrime të ndryshme. Burime bëjnë me dije se emri i Arditit nuk është përdorur një, por tre herë.

Në një hark kohor prej 1 muaji e gjysmë të njëjtët persona, duke përdorur figurën e tij dhe të bashkëshortes së tij, Anilës, janë munduar të zhvatin biznese e miq të moderatorit. Mashtrimi i parë kur është përdorur emri i Anila Gjebreas lidhej me vlerën e 150 mijë lekëve të reja të shpenzuara për lule. Kjo porosi është bërë duke përdorur një numër fals në Whats App, ku po ashtu mashtruesit kanë vendosur një foto të një personi që i ngjante Anilës.

Mashtrimi i dytë kap vlerën e 200 mijë lekëve të reja këtë herë të shpenzuara për parfume. Përsëri duke përdorur emrin e çiftit Gjebrea ata kanë porositur parfume me këtë shumë lekësh. Ndërsa mashtrimi i tretë është ai që përmendëm në fillim, kur i kanë kërkuar 2, 000 euro mikut të Arditit.

Tashmë çështja i ka kaluar organeve kompetente dhe një pjesë e rrjetit të mashtruesve është arrestuar. Arditi bashkë me bashkëshorten dhe personat që kanë rënë pre e mashtrimeve kanë dhënë dëshmitë e tyre, teksa hetimi vijon ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME