Categories Lajme

Manastirliu: Mirënjohje për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi ekipin mjekësor që është në vijën e parë të përballjes, në Urgjencën Kombëtare, ku i falënderoi për punën e jashtëzakonshme gjatë situatës së emergjencës. “Në ditën e Ndërkombëtare të Punëtorëve zgjodha Urgjencën Kombëtare për të bërë një falënderim dhe për të shprehur mirënjohjen për punën e madhe që ju keni bërë gjatë kësaj kohe. Puna në shëndetësi është si sahat, duhet të funksionojnë të gjitha pjesët e sahatit që çdo gjë të shkoi mirë. Urgjenca Kombëtare është një kolonë kyçe në të gjithë sistemin shëndetësor. Keni përballuar me sukses një sfidë të madhe siç ishte sfida e tërmetit ku së bashku me pjesët e tjera të sistemit është bërë një punë e jashtëzakonshme.

Dhe keni përballuar dhe po vijoni të përballoni një sfidë akoma më të madhe siç është kjo që po kalojmë. Edhe në ketë situatë Urgjenca Kombëtare vijon të jetë në krye të detyrës”, tha Manastirliu. Duke falënderuar të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, Manastirliu u shpreh se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e ditëve të sotme. “Dua të shpreh mirënjohjen për punën e mjekëve dhe infermierëve.

Ata janë heronjtë e ditëve të sotme, për atë çfarë ata bëjnë, për sakrificën, përkushtimin dhe solidariterin që ata tregojnë për ata që kanë më shumë nevojë, për pacientët. Por nuk dua të harroj të falënderoj ata që nuk dalin në kamera, janë i gjithë stafi i shoferëve të flotës kombëtare të autoambulancave, sanitaret dhe të gjithë punonjësit mbështetës që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Sikundër nuk mund të harroj në këtë ditë punonjësit e qendrave tona sociale në të gjithë vendin” tha Manastirliu.

Manastirliu tha se situata po përballohet me sukses, pasi i gjithë sistemi po funksionon si një organizëm i vetëm, por tha se lufta ende nuk ka mbaruar. “Mua me vjen shumë mirë që kemi filluar të funksionojmë si një organizëm funksional, të udhëhequr nga disa ekspertë të Komitetit Teknik. Por duhet thënë se është momenti për vigjilencë maksimale sepse lufta nuk ka mbaruar dhe duhet gjurmuar me kujdes çdo vatër në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit të infeksionit19”, tha Manastirliu.

Drejtuesi i urgjencës kombëtare, dr. Skënder Brataj u shpreh se ka rënie të thirrjeve, por ende ka çdo ditë raste të reja. “Organizimi ka qenë perfekt, kemi në dispozicion autombulanca të dedikuara. Duhet thënë se aktualisht fluksi i thirrjeve është ulur”, tha Brataj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bëri një apel qytetarëve, sidomos të moshuarve, të vijojnë të tregohen shumë të kujdesshëm që të mos shkojnë menjëherë në spitale apo qendra shëndetësore, por nëse kanë pyetje mbi barna me rimbursim apo duhet të lidhen me mjekun e familjes, të vazhdojnë të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40, ndërsa për çdo urgjencë të kontaktojnë numrin e urgjencës 127.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME