Categories Lajme

Manastirliu zbulon numrin e respiratorëve që ka vendi ynë

Ministrja e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për mediat, për të evidentuar punën që dikasteri që ajo drejton ka bërë në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Ministrja ka bërë një përmbledhje dhe të kapaciteteve spitalore, ku sipas saj në spitalet Covid ka 550 shtretër në dispozicion, ndërkohë që duke marrë parasysh dhe spitalet rajonale, numri i shtretërve të gatshëm për përballimim e pandemisë është 1600 shtretër. Manastirliu zbuloi dhe numrin e respiratorëve dhe ventilatorëve që ka në vendin tonë, ku sipas saj janë 483 të tillë, nga 200 që ishin në muajin Mars, kur u zbuluan dhe rastet e para Covid në vendin tonë.

“Nuk do të kemi muaj të lehtë në këtë përballje me Covid 19, puna jonë nuk ka ndalur në asnjë moment, për yë rritur kapacitetet spitalore. Për të gjithë stafet në frontin e parë ndaj Covid 19 janë mbështetur me bonusin prej 8 milionë eurosh, që iu është dedikuar kësaj mbështetje speciale.

Kemi siguruar dhe do ta bëjmë deri në fund sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale për të gjithë stafet tona. Kemi 1600 shtretër për përballimin e situatës Covid, shtuam kapacitetet në spitale për përballimin e pandemisë në afat të gjatë, për periudhën vjeshtë-dimër.

Në fillim kishte rreth 200 respiratorë dhe ventilatorë, sot kemi 483 të tillë së bashku me ato që janë në spitalet rajonale. Kemi siguruar prej momentit të parë dhe në vijim, terapinë e mjekimit, të njëjta me vendet e tjera, pa asnjë mungesë. Kemi garantuar falas medikamentet për personat që trajtohen në banesë”, u shpreh Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I vodhi një pasagjeri orën me vlerë 20 mijë euro, arrestohet punonjësi i aeroportit të Rinasit

Një 24-vjeçar, punonjës në aeroportin e Rinasit është arrestuar, pasi dyshohet se ka vjedhur një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fiku dritat e shtëpisë, Egla flet si fituese e edicionit të tretë të BBV: Ia dedikoj grave…!

Aktorja Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit Big Brother Albania VIP 3, duke e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e një familje

Një automjet është përfshirë në flakë, teksa ka qenë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mot i paqëndrueshëm! Vranësira dhe reshje shiu

Dita e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se kthyen shtëpinë në bazë përpunimi droge, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në…

LEXO ME SHUME