Categories Lajme

“Mandati i tretë, fitorja më e vështirë”, Rama: Detyra jonë të punojmë për mandatin e 4-t

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, se “detyra jonë është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”.

Kryeministri bëri një retrospektivë të ardhjes së PS-së në qeverisje, ndërsa theksoi se fitorja e mandatit të tretë është fitorja më e vështirë për ta merituar.

“Ne ishim dikur një opozitë e dalë nga një palë zgjedhje dërrmuese. PD u rikthye në qeveri me vota, pasi ishte larguar 8 vjet më parë mes zjarrit të një kryengritjeje popullore. Ishte një parti që vuante humbjen demoralizuese, pasojë e përçarjes së egër, fryrjes nga dhjami i pushtetit, shurdhimit nga zëri i njerëzve të zakonshëm dhe sfilitjes nga lufta e brendshme e cila qe kthyer në skenën e një telenovele shpërfillëse. Një forcë pa disiplinë dhe orientim, e çoroditur dhe besimhumbur”, tha Rama.

Ne, vijoi ai, u ngritëm me vështirësi duke u përpjekur shumë për t’u kthyer në krye të vendit si një alternativë e re qeverisëse.

“Nuk ia dolëm dot që në provën e parë. Humbëm me një diferencë milimetrike. Historia e atyre zgjedhjeve është e njohur. Ne arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese duke e harmonizuar me energji të reja, të krijojmë frymë fituese me vizion dhe program pozitiv për Shqipërinë”, tha Rama.

Rama kujtoi se “PS fitoi mandatin e parë, u konfirmua në të dytin dhe si askush më parë në historinë e Shqipërinë u rikonfirmuam këtë vit për të 3 mandat radhazi”.

“Kjo është fitorja më e vështirë. Thjesht fakti që jemi ne të parët që e arrijmë, flet vetë për vështirësinë e kësaj fitoreje, por kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar”, tha Rama.

Herën e katërt, tha ai, “do ta kemi më të vështirë se të tretën, por ama nuk e luan topi që detyra jonë ndaj të gjithë atyre që na besuan dhe vetë Shqipërisë që kemi nderin e jashtëzakonshëm të udhëheqim është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”, tha Rama.

“Sot do t’ju flas shumë hapur dhe do t’ju them që nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike se sa këtë herë, jo sepse sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta dhe kam parë fusha me lule pas fitores, por sepse sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit”, tha Rama.

Sipas tij, “kjo sfidë re, më të madhen e vështirësive, ka vështirësinë e të kuptuarit prej të gjithëve të nevojës për t’u përmirësuar më tutje si individë, si skuadër drejtuese, si familje politike”.

“Dehja nga fitoret, fryrja nga vetëpëlqimi, nënvlerësimi i rivalëve, shpërfillja ndaj dobësive, qorrimi ndaj boshllëqeve, janë tipare karakteristike të fituesve që kthehen në humbës”, tha Rama.

Ai theksoi se është momenti të ngulim këmbët në tokë dhe të shtrimë sytë sa më larg horizontit”.

“Duhet të shohim fitoren e arritur me sy kritik. Na duhet një forcë e re, pasion i ri politik, kapërcim i ri i vetvetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë. Duhet të gjejmë vullnetin duke korrigjuar sa më parë të jetë e mundur gjithçka që kemi konstatuar se nuk shkon”, tha Rama. (vijon) Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME