Categories Lajme

Mandati i tretë, ose plaçkitja e fundit

Mandati i tretë ka nisur furishëm, ashtu siç pritej. Sipas relacionit të buxhetit, vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar të miratojë 7 koncesione të reja. Janë 7 kontrata të mëdha me një faturë totale prej 214 miliardë lekësh ose plot 1 miliardë e 750 milionë euro. Disa nga këto koncesione janë tentativa të hershme. E para është autostrada Milot-Fier.

Kjo është një vepër me kosto totale 178 miliardë lekë ose 1 miliardë e 450 milionë euro. Vitin e ardhshëm, sipas relacionit të buxhetit 2022, qeveria do të miratojë koncesionin e njërit prej segmenteve të kësaj rruge. Pra, pas dështimit të vitit të kaluar me kompaninë greke “Terna”, tani autostrada Milot-Fier do të koncesionohet me segmente.

Projekti i dytë koncesionar, që parashikohet të miratohet vitin tjetër është ai i bazës së të dhënave dhe mbikqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të automjeteve. Pra kolaudimin e makinave si shërbim e ofron shteti, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Por qeveria do të kontraktojë një koncesionar privat që do të mbikqyrë DPSHTRR-në se si e bën kolaudimin e makinave. Dhe ky koncesion do t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë plot 165 milionë euro në të gjithë jetëgjatësinë e tij.

Mbikëqyrja e kolaudimit të automjeteve është një koncesion i tentuar që vitin e kaluar. Por pas disa denoncimeve në media qeveria u tërhoq. Fillimisht pas këtij projekti ka qenë Shkëlqim Devolli, një biznesmen i fuqishëm nga Kosova. Ndërmjetës ishte një gazetar me ndikim pranë kryeministrit Edi Rama. Tashmë nuk është e qartë nëse janë sërish të njëjtët njerëz që e riaktivizuan prapë koncesionin e çuditshëm.

Veç këtyre kontratave, vitin tjetër parashikohen të jepen me koncesion edhe siguria rrugore, infrastruktura e çelësave publikë (hajde merre vesh se çfarë janë këto) si dhe koncesioni për ndërtimin e lulishteve të disa lagjeve në Elbasan. Me pak fjalë, koncesione të çuditshme sipas variantit “kap ça të kapësh”, që më shumë duken mekanizma për të zhvatur paratë e buxhetit dhe qytetarëve se sa kontrata që i shërbejnë interesit publik.

Ky është mandati i plaçkitjes së fundit. Ajo që po vjen do të jetë një gjakderdhje e mirëfilltë financiare, e cila do të trondisë nga themelet fondamentet e financave publike dhe paramatrat makroekonomikë të vendit.

Sinjalet e para të zhbalancimit të financave të shtetit tashmë kanë filluar të duken. Deficiti fiskal i vendit, pra huamarrja e re e qeverisë, do të qëndrojë mbi 5 për qind e Prodhimit Kombëtar, për të tretin vit rresht. Me pak fjalë, vendi vazhdon të akumulojë borxh, ndërkohë që konsolidimi vazhdon të shtyhet. Dhe pyetja që shtrohet në fund është se për çfarë po zhytet Shqipëria në borxh? Thjesht dhe vetëm që të paguhen sekserët e koncesioneve të çuditshme.

Klodian Tomorri / MCN TV

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME