Categories Kulture, Lajme

Mane Lumani, parodisti i Vlorës pa pension special, kërkesa për autoritetet nga ish-deputeti socialist

Mane Lumani, një prej parodistëve të Vlorës që prej vitit 2004 nuk flet dot më. Shkak u bë një ndërhyrje kirurgjikale në fyt, ku I janë hequr të gjitha kordat, pas një mase tumoriale të hequr prej aty.

Sot, edhe pse pa zë, ai gëzon shëndet të plotë. Por vitet bëjnë të tyren.

Kjo ka shtyrë ish-deputetin e Vlorës Arben Malaj të bëjë një thirrje për autoritetet që u kërkon ti jepet një pension I posacëm aktorit të madh të humorit vlonjat Mane Lumani.

Sikurse evidenton Malaj, ai jeton sot me 28 mijë lekë pension në muaj. Por kjo është shumë pak për kontributin që ai vetë ka dhënë ndër vite në skenat shqiptare.

Postimi i plotë i Arben Malaj: Një miqësi me parodistët e Vlorës që veç është rritur, pasuruar dhe ruajtur me dashuri e respekt reciprok.

Mane një mik i veçantë më shprehu një shqetësim që me gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm, me aq shumë fleta lavdërimi dhe tituj nderi merr tani vetëm 28.000 lekë pension në muaj.

Nuk dua të abuzoj por qeveritë kanë një fond të veçantë që akordon një shpërblim mujor për personalitetet e historisë, kulturës dhe sportit.

Gjatë viteve 1997-2005 ky fond u akordohej çdo vit deri 15 personaliteteve dhe shpërblimi ishte 15.000 lekë/muaj.

Besoj se kjo politikë vlerësuese dhe shpërblyese ekziston, numri duhet të rritej dhe masa e shpërblimit duhet të rritej sipas rritjes dhe pensioneve mesatare. Nqs PO, jepini Manes shpërblimin edhe financiar që meriton.

Jepjani tani që është gjallë, dhe mos prisni të përloteni plot hipokrizi në një kohë të dytë, që nga zemra uroj të jetë sa më e largët për parodistët tanë të dashur, dhe jo vetëm për ata. Përqafime i dashur Mane!!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu

Gadishulli i Balkanit po ndikohet nga rryma ajri të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME