Categories Lajme

Manifestimi i sotëm/ Ja masat e marra nga Policia e Shtetit

Policia e Tiranës ka aprovuar kërkesën e Presidencës për të mbajtur një manifestim nga ora 17:00-19:00 tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Për mbarëvajtjen e tubimit policia ka hartuar një plan masash për ruajtjen e institucioneve dhe rendit publik.

Pritet të angazhohen rreth 1000 forca policie, të cilat do të dislokohen pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit.

Do të jenë të angazhuar punonjësit e rendit, forcat shqiponja dhe FNSH.

Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme.

Raportohet se përballë protestuesve do të krijohet një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit te kryeministrisë.

Kordoni do të jetë me policët e rendit (mes tyre dhe femra) dhe ata shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme.

Në gatishmëri pranë godinës së Kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës.

Siç parashikon ligji për tubimet ne gatishmëri do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat.
Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” dhe në rrugët lidhëse me të.

Autobusët nuk do të lejohen të futen në qytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME