Categories Lajme

Maqedonia rikthen masat shtrënguese, administrata do punojë nga shtëpia

Të gjitha objektet hotelierike do të punojnë deri në orën 23:00, administrata shtetërore duhet ta organizojë punën nga shtëpia ose në turne, ndërsa kapaciteti i transportit publik do të kufizohet për 50 përqind. Këto janë pjesë e rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse me qëllim të mbrojtjes nga Kovid-19, të cilat Qeveria dje i miratoi dhe të njëjtat menjëherë kanë hyrë në fuqi. Sipas vendimit të Qeverisë, gara atletike “23 Tetori” do të shtyhet dhe do të ketë ndalesë për publikun për ngjarjet sportive që i organizon Federata e Volejbollit dhe federatat tjera sportive.

Gjithashtu, dje është miratuar edhe protokolli për provime profesionale të mësuesve ose bashkëpunëtorëve profesiona, gjatë pandemisë COVID-19. Këto propozime Qeveria i ka pranuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive, me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit. Ndryshe, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje të popullsisë në kohë të pandemisë, dje ishin në rend dite në Kuvend, ndërsa opozita kërkoi kohë shtesë në mënyrë që t’i pranojë. Me ndryshimet në këtë ligj, mbajtja e maskës do të jetë e obligueshme edhe në ambiente të hapura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME