Categories Showbiz

I zbuloi sekretin, aktorja e njohur i bën block të ëmës në Instagram

Aktorja e njohur Emma Roberts ka treguar se e ëma e saj i zbuloi shtatzëninë përmes Instagramit, ndërkohë që ajo po përpiqej ta mbante të fshehtë. Ajo ishte e ftuar në emisionin Jimmy Kimmel Live, ku rrëfeu se tre vite më parë vendoi t’i blinte të ëmës një iPhone, mirëpo ky rezultoi të ishte vendimi më i gabuar për të. Ajo i hapi dhe Instagram dhe brenda pak kohësh nëna e saj grumbulloi mijëra ndjekës me të cilët komunikonte vazhdimisht, pasi ata ishin fansat e Emma-s.

Ndërkohë që aktorja e mbante shtatzëninë të fshehtë, nëna e saj ju zbuloi fansave sekretin. Dikush nga ndjekësit e pyeti nëse Roberts është shtatzënë dhe ajo u përgjigj, “Po!!”. Dhe kur një tjetër ndjekës përgëzoi familjen, nëna e aktores shkroi, “Faleminderit shumë! Jam shumë e emocionuar”. “Ishte një katastrofë. Dhe të gjithë këtë e mora vesh kur isha në avion. Kështu që nuk mund të flisja me mamin.

Kur folëm, më pas qeshëm të dyja dhe pastaj filluam të debatonim. Në një moment i bëra block. Ishte arma ime e vetme. Por më vonë ajo më shkroi në orën 2 të mëngjesit: ‘Më ke bërë block?’ me një fytyrë të trishtuar. Pastaj i bëra unblock. Ka qenë një luftë e vërtetë në Instagram me nënën time. Një histori e mirë për t’i treguar foshnjës”, ka rrëfyer Emma duke qeshur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME