Categories Lajme

Ministria e Infrastrukturës ndryshon lejen e qarkullimit të mjeteve, do të jetë në përputhje me direktivat e BE-së (Foto)

Me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës, automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhëri parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/37/EC të vitit 1999. “Leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor” shkruhet në urdhër.

PËR MIRATIMIN E LEJES SË RE TË QARKULLIMIT TË MJETEVE RRUGORE Në zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenit 92 dhe 93, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; nenit 7, të udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4, datë 28.6.2019, “Për dokumentet për qarkullim dhe regjistrim të mjeteve rrugore”, të ndryshuar; direktivës Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar,

URDHËROJ: Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot., datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin, specifikimet dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimit, të ri, të mjeteve rrugore”.

Leja e re e qarkullimit të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë.Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve tëTransportit Rrugor. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME