Mbrëmjen e së dielës në Beverly Hills u ndanë çmimet e Golden Globes. Filmi në triumfoi në këtë event ishte “Bohemian Rhapsody”, një autobiografi mbi jetën dhe historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen.
Në tapetin e kuq parakaluan shumë personazhe të njohur të botës së muzikës, kinematografis etj. Por ajo që ka na habitur ishte se prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca e ka ndjekur nga afër eventin madhështor.
Prezantuesja e njohur përmes disa postimeve në Instastory na ka treguar se mbrëmjen e kaluar ka ndjekur nga afër këtë ceremoni në Beverly Hills, California.