Categories Lajme

Marrëdhëniet me Sali Berishen/ Flet Zylfie Haklaj: Si nisi saga e vr asjeve në familjen Haklaj

Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe vik tima të një historie të gjatë ha kmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 vik tima. Një histori, ku ndërthuren interesat politike, zhvillimet e luf tës në Kosovë dhe përp lasjet për gja kmarrje.

Kjo familje, u ekspozua për herë të parë në vitin 1992. Dy djemtë e mëdhenj, Hamdiu dhe Halili do të arr estoheshin me ak uzën e vr asjes me mjete të forta të ekonomistit Mustafë Shpati në qendër të Bajram Currit. Për 6 muaj, ata do të mbaheshin në bu rg.
“Ne nuk dinim asgjë, policia erdhi në Haklaj, dhe kërkoi vëllezërit Hamdiun dhe Halilin. Për çfarë pyetën vëllezërit? Ata thanë që ka ndodhur një ngjarje dhe ju kanë ak uzuar ju. Janë thirrur rreth 80 dësh mitarë në pyetje dhe vëllezërit pas 6 muajsh, pa seancë gjyqësore kanë dal të lirë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Ngjarja thuhej se kishte lidhje me privatizimin e pronave të koperativës së Margegajt ku Hamdiu, kishte qenë për 10 vite kryetar. Hamdiu është i vetmi i mbijetuar nga 5 djemtë e Muharremit. Sot ai është 69-vjeç dhe jeton në Suedi, ku ka fituar azil politik. Pas arr estimit që e konsideruan të padrejtë, shënohet krisja e parë e kësaj familjeje të njohur me pushtetarët e rinj të kohës, me në krye mikun e tyre të hershëm, presidentin Sali Berisha. “Ne si familje e kemi mbështetur Sali Berishën vitet e para të demokracisë. Dy vëllezërit e mi, Hamdiu e Halili kanë pasur njohje personale me Sali Berishën dhe ne si familje e dinim kush ishte familja e tij, kishim besim se do e drejtonte Shqipërinë, ishte njeri i njohur kardiolog, pavarësisht se kishte qenë në udhëheqjen partisë punës në bllok, kishim besim se do ishte njeri i duhur për të drejtuar Shqipërinë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Në një kohë që djemtë ndodheshin në qeli në vitin 1992, plaku i Haklajve, Muharremi, vihet në kontakt me presidentin Berisha të cilit i kërkon takim. I pari i familjes kishte një zotim për të bërë sipas traditës zakonore se djemtë e tij ishin të pafajshëm. Ai kërkonte lirimin e tyre. Takimi me Berishën nuk u zhvillua kurrë, edhe pse në një rast ishte arritur deri te caktimi i orarit. “Në fillim dhe Sali Berisha ka pranuar, ka thanë se do takohem me Muharremin, kanë caktuar orarin, pastaj kur ora ka ardhur Sali Berisha nuk e ka pritur në takim. Në këtë kohë baba kërkoi takim me Kryeministrin Aleksandër Meksi dhe ky i fundit ka dhënë urdhër që djemtë e Muharremit nëse janë të pafajshëm të lirohen dhe vëllezërit janë liruar”, – rrë fen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Deri në këtë moment, djemtë e familjes Haklaj nuk kishin një pozicionim të unifikuar politik. Dy prej vëllezërve kishin qenë themelues të Partisë Demokratike në Tropojë. Pjesa tjetër e familjes kishin kryesisht bindje të majta. “Në vitet e para të demokracisë, Hamdiu dhe Shkëlqimi kanë marrë pjesë në disa mbledhje që janë organizuar për të kontaktuar njerëz, për ti bindur që të mbështesnin PD, për të ndikuar te njerëzit, që do në përfaqësojë Berisha që është në krye të vendit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Pas arr estimit të Hamdiut dhe Halilit, familja Haklaj pozicionohet hapur kundër Partisë Demokratike. Në një bastion të djathtë si ai i Tropojës, tashmë demokratët kishte kundërshtare një prej familjeve më të fuqishme dhe më me ndikim në zonë. Zylfije Haklaj rrë fen se në këtë moment, miqësia e hershme me familjen e Sali Berishës pësoi një krisje të madhe.

“Kur kemi gjykuar të drejtë kemi mbështetur PS dhe ai duke parë që kishim reputacion në Tropojë, familje e madhe, e njohur, kemi njerëz, miq shok dhe ai ka menduar dhe mendon edhe sot, që kemi ten tuar ti marrim pushtetin, ne kurrë s’kem ten tuar. Ne vetëm kemi menduar të ketë drejtësi në Shqipëri. Përshembull edhe në PD kemi mbështetur njerëz që kanë punuar mirë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME