Categories Lajme

Marrëveshja me Greqinë në Hagë, Idrizaj: Lojë tinzare mes Ramës dhe Mitsokaqit

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizaj i ftuar në emisionin “Ditë e Re” ka folur në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë. Idrizaj ka thënë se dërgimi i diskutimeve deri në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë është një lojë tinzare mes Ramës dhe homologut të tij gre, Mitsokaqit.

Idrizaj: Është një lojë tinzare jo produktive për Shqipërinë dje sigurisht që paralajmëron një akordë mes Greqisë dhe Shqipërisë mes Ramës dhe Mitsokaqit. Është gjëja që nuk i duhet Shqipërisë dhe nuk dueht ta pranojë, më lejoni t’ju shpegoj përse. Kush e ka parasysh historinë e marrëdhënies për detin, asnjëherë nuk kanë sqaruar opinionin se çfarë është marrëveshja, për çfarë kemi mosmarrëveshje dhe çfarë duhet të ndajmë me Greqinë? Ujërat territoriale, ujërta e brendshëm, shelfin kontinental apo çfarë?

Këtu ka nisur edhe e gjithë odiseja e interesave kombëtare në marrëdhënien me Greqinë. Në 2007 Greqia iu drejtua Shqipërisë , kur në zonën e detit Jon u detektua që ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi, duke i kërkuar ndarjen e zonës ekonomike dhe shelfit kontinental. 

Pas ujërave territoriale vjen zona ekonomike, pjesa e detit dhe nën të është shelfi kontinental. Çuditshëm Shqipëria pranoi të diskutojë jo vetëm për zonën ndërkontinentale, por edhe për ujërat territoriale. Dje gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias u bë e ditur që Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur që diskutimet për marrëveshjen mes dy shteteve ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME