Categories Kuriozitete

Asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten

Israa Al-Tayeh, një vajzë 18-vjeçare nga Jordania, vuante nga dhimbje të forta të kyçeve dhe humbje të vazhdueshme të vetëdijes që kur ishte fëmijë. Pavarësisht kontrolleve mjekësore të kryera që kur ishtë 10-vjec, asnjë diagnozë nuk u gjet. Dhe meqenëse mjekët nuk arritën të diagnostikonin sëmundjen e saj, Israa vendosi të studiojë mjekësinë, duke zbuluar kështu dhe përgjigjen që e mundonte prej vitesh.

18-vjeçarja zbuloi se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë persona në botë. Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse të trupit, që shkakton simptoma si probleme me nyjet, lëkurën dhe sistemin tretës, të ngjashme me ato që Israa vuante që prej moshës 10-vjeçare. Për problemet me stomakun, mjekët duhet t’i vendosnin vajzës një tub ushqyes të lidur me zorrën e hollë.

“Kam marrë ushqime dhe ilaçe të veçanta nga Amerika për gjendjen time dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga terri ”, tha Israa.

Israa i premtoi vetes që t’i përcillte studimet e saj edhe për ata që po përjetonin gjendjen e saj. Israa filloi të postonte informacione të dokumentuara mjekësore në faqet e saj në rrjete sociale. Për më tepër, faqja e saj është aprovuar si një referencë shkencore nga Organizata Kërkimore BMDE-Labs, dhe është miratuar gjithashtu nga organizata ndërkombëtare Shoqëria Ehlers-Danlos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME