Categories Showbiz

Fjolla Morina pranon më në fund lidhjen me biznesmenin, i bën dedikim romantik

3 ditë më parë Fjolla Morina mori një super propozim romantik për martesë nga partneri i saj, Fisnik Syla. Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisniku i propozoi këngëtares për martesë.

“Unë thash Po! Dashuri”, shkroi Fjolla krahas postimeve, duke dhënë kështu lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Mirëpo Fjolla nuk kishte dalë kurrë publikisht me partnerin e saj dhe dje ka ndarë foton e parë me të në rrjete sociale. Përveçse ka marrë guximin të shfaqet hapur me të, këngëtarja i ka bërë partnerit edhe një deklaratë të madhe dashurie. Fjolla shprehet se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet.
Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla bashkangjitur fotos.

Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre javëve pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës. Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak.

Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, shoferi Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla. Në fillim ajo e mohoi lidhjen me Fisnikun, më pas e pranoi duke u shprehur para policisë: “Me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME