Categories Lajme

“Marrëveshja në fije të perit”, Lulzim Basha mbërrin në rezidencën e Yuri Kim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim me ftesë të kësaj të fundit. Mësohet se Basha ndodhet në rezidencën private të Kim dhe takimi vjen në kuadër të diskutimeve që janë në zhvillim sa i përket Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë, puna për kalimin e kësaj reforme në Kuvend ka mbetur pezull pasi palët politike nuk ka rënë dakord rreth hartimit të amendamenteve për shkak se opozita ka kërkuar një formulë tjetër për zgjedhjen e anëtareve të KQZ-së.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në Kuvend se realizimi i paktit të 5 qershorit është në fije të perit. Ai i bëri thirrje opozitës dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha që t’i përmbahet asaj që është arritur, përndryshe, shtoi kreu i qeverisë, ajo marrëveshje do të griset. “Mos na tundoni se për atë zot ajo marrëveshje ka krijuar kushte pozitive në raport me klimën dhe në raport me partnerët. Por, për mua nuk është reformë, është një kthim pas i vetëdijshëm nga të gjithë ne që jemi në këtë krah.

E kemi bërë që Shqipëria të mos bëhet prap muhabet kafenesh lart e poshtë nëpër Europë.  Por, një fije peri e ndan realizimin e asaj marrëveshje, nga grisja e asaj marrëveshje. Këtë fije peri ta ruajë Lulzim Basha bashkë me Peço Vasilin e me të gjithë ata. Se nuk ia kemi për borxh të na sulmojë çdo ditë, të shpifin çdo ditë. Dua apo s’dua unë, është fakt që shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e pëlqen atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME