Categories Lajme

Marrëveshja për kthimin e të burgosurve, Burgjet: Kemi kapacitet për t’i pritur

Në burgjet italiane ndodhen aktualisht 2429 të burgosur shqiptar që sipas marrëveshjes mes dy qeverive pritet të kthehen në Shqipëri. Në kontingjentin e parë pritet të jenë të dënuarit që vendimi u ka marrë formë të prerë, ndërsa burim e nga burgje kanë bërë me dije se kanë kapacitete për ti akomoduar. Burgu i ndërtuar së fundi të Reç të Shkodrës duket së do të jetë institucioni kryesor ku do të akomodohen të dënuarit shqiptar që do të transferohen nga Italia.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë bërë me dije për RTV Ora se kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar kthimin e të burgosurve sipas marrëveshjes së diskutuar mes kryeministrit Rama dhe homologut italian Conte. Në të dhënat zyrtare që RTV Ora disponon, deri më 30 shtator të 2019 në burgjet italiane vuajnë dënimin 20. 225 shtetas të huaj.

Të burgosurit shqiptarë përbëjnë 12% të numrit të përgjithshëm të tyre. Për nga numri të burgosurit shqiptarë renditen në vendin e dytë pas atyre me kombësi marokene, Deri në fund të shtatorit 2019 në Itali janë 2429 të burgosur shqiptarë, 18 prej të cilëve femra. 1 627 të burgosur shqiptarë mes të cilëve 12 femra vuajnë dënimin e tyre përfundimtarë, 795 të burgosur shqiptarë mes të cilëve 6 femra janë në pritje të dënimit përfundimtarë.

7 të shqiptarë vuajnë dënimin në institucionet alternative si qendrat e edukimit për minorenët, spitale burgjesh apo qendra psikiatrie. Numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë regjistrohet në rajonet e Lombardisë, Toskana, Piemonte, Emilia Romagna e Lazio. Në Itali, çdo i burgosur i kushton 131 euro e 29 cent në ditë. Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për transferimin e të burgosurve shqiptarë ende nuk është aktivizuar por me shumë gjasa të parët që do të transferohen do të jenë të burgosurit që vuajnë dënimin e tyre përfundimtarë me prioritet femrat e të burgosurit minorenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME