Categories Lajme

Marrin fund reshjet, shtatori mbyllet me diell, meteorologu: Tetori nuk do të jetë normal

Reshjet e shiut që kanë nisur prej pak ditësh, kanë vazhduar dhe mëngjesin e sotëm.  Meteorologu Hakil Osmani tha për Report Tv se shirat do të vijojnë deri pasditen e sotme dhe më pas do të kemi përmirësim gradual të kushteve meteorologjike.

Ditën e sotme në orët vijuese pritet që të jenë me vranësia dhe shira në zonat veriore dhe qendrore. Nga nesër dhe në vijim pritet një përmirësim gradual dhe vranësirat do të jenë në zonat malore. Temperaturat në fundjavë do të kulmojnë me 31-32 gradë” tha ai.

E ndërsa muaji shtator, do të mbyllet me vlera më të larta se normalja, për stinën në të cilën ndodhemi, e njëjta situatë do të vijojë dhe me muajin tetor, ku temperaturat do të arrijnë në 30 gradë celsisus.

Muaji tetor nuk do të jetë normal, pasi është 2-3 gradë më i lartë se vlerat normale, diku te 30 gradë. Përsa i përket reshjeve është muaji i vjeshtës dhe reshjet do të jenë prezente në 15 ditëshin e dytë”.

Një ditë pas lëkundjeve të tërmetit që preku vendin tonë, në mbrëmjen e 22 shtatorit nisën reshje të dendura shiu, që shkaktuan përmbytje në disa zona në Tiranë por dhe në qytetet përreth.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME