Categories Politike

Meta mesazh ngushëllimi për vd.ekjen e Jacques Chirac: Krahë aleatëve për t’i dhënë fund ge.nocidit në Kosovë

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit francez, Jacques Chirac, duke thënë se këtë lajm e ka pritur me shumë keqardhje.

Meta ndër të tjera ka dhënë ngushëllime për familjen e ish presidentin, si dhe për miqtë e tij, shkruan se ai ishte përkrahë aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë.

Mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Meta:

“Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez Jacques Chirac. Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!”

Ish presidenti francez Jacques Chirac ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Në vitin 2005 ai kishte pësuar një goditje celebrale dhe pas presidencës së fundit ishte larguar nga politika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME