Categories Lajme

“Marshim i përmasave të mëdha”, zbardhet plani i organizimit të Vetëvendosjes në Tiranë. Mesazhi për Edi Ramën

“Mini-Shengeni” po bëhet për të mbuluar dështimet e mëhershme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe mes Kosovës dhe Serbisë. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë në 107-vjetorin të pavarësisë së Shqipërisë, do të mbajë marsh për bashkim të kauzave shqiptare drejt bashkimit kombëtar. Ata kërkojnë largim të taksës në “Rugën e Kombit” dhe bashkim doganor për një treg të përbashkët mes dy shteteve shqiptare.

Drejtori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, në një intervistë për KosovaPress, jep detaje mbi formën e marshit, masivitetin e tij dhe kundërshtimin e këtij marshi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Teksa u shpreh kategorik kundër pretendimeve për formimin e një mini-shengeni ballkanik. Abazi u shpreh optimist se ky marsh do të jetë i përmasave të mëdha, por nuk e konfirmojë se në ballë të saj do të jetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Reagimet e kryeministrit Edi Rama kundër këtij marshi, drejtori i qendrës së VV-së në Tiranë, i cilëson si të pabaza. Sipas tij, 28 nëntori nuk i takon vetëm Shqipërisë administrative, por gjithë shqiptarëve dhe për këtë arsye kanë të drejtë të marshojnë për çfarëdo qëllimi. Për tentimin e formimit të një mini-shengeni, Abazi thotë se po bëhet për të mbuluar dështimet e mëhershme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe me Kosovës dhe Serbisë.

Në mesin e gjashtëmbëdhjetë kërkesave të tjera të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë janë edhe tregu i unifikuar energjetik Shqipëri-Kosovë, jo importi me çmime të shtrenjta. Respektim i të drejtës për arsim, e jo nëpërkëmbja e studentëve dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare shqiptare në trevat e rajonit./KosovaPress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME