Categories Lajme

Marshuan drejt shtëpisë, Babai i të ndjerit: Mos i raftë askujt!

Marshimi i protestuesve mbrëmjen e sotme u mbyll në shtëpinë e të ndjerit, Klodian Rasha. Babai i 25-vjeçarit që u vra nga policia, Qazim Rasha, u shpreh se ajo që i ndodhi atij, uron që të mos i ndodhë askujt.

“Unë i shërbej vetëm familjes sime jo politikës, sot varrosa djalin, fajtori të shkojë te vendi që meriton. Ne kemi një fije shpresë, të kemi të ardhme për të këtë vend, të rrisim fëmijët pa ndrojtje. Mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt” tha ai.

Por a ka pasur kontakte nga familja e efektivit, që i vrau djalin? “As nuk e di, as nuk e njoh, nuk kam asnjë lloj haberi, shteti e di vetë. Drejtësia e di punën e vet. Mos më lodhni më tepër. Më besoni si prind, ai që është babë e di”. Po ashtu, ai tha se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti as nga shteti.

Një mesazh ai e kishte edhe për vajzën që pretendoi se ishte motra e Klodianit. “Më ka dalë një Bora Rasha, kur vajza ime është me të zeza. Këto inskenimet, mos më rendoni më tepër, kam peshën e barrës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME