Categories Lajme

Ndarja nga jeta e mjekut Drini Dobi, Brataj: O sa trishtim, na lëndove Drini, kjo flamë të mundi

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përlot me fjalët për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur neurolog, Drini Dobi, i cili nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin. Brataj e cilëson lajm të kobshëm humbjen e parakohshme të mjekut Dobi, ndërsa shton se kjo flamë e mundi njeriun e papërtuar. “O sa trishtim, o sa na lëndove Drini, o sa shpresuam të të shpëtonim!”, shkruan mes të tjerash Brataj.

Mesazhi i Bratajt: Të dëgjosh humbjen e jetës së Dr. Drinit në emision televiziv! Jo, kurrë në asnjë vend dhe në asnjë moment nuk doja ta dëgjoja Drini Dobi këtë lajm të kobshëm.

O sa trishtim, o sa na lëndove Drini, o sa shpresuam të të shpëtonim! Kjo flamë të mundi, ty njeriun e pa përtuar, të mori se i duhesh edhe atje lart. Ti që ato vite të vështira të fakultetit i kaloje në sallën e leksjoneve deri në mesnatë duke studjuar, ti që student mbete gjithë jetën, ti që ishte nga më të mirët e neurologëve në Shqipëri dhe në botë, ike kështu pa pritur, kaq i ri, pa zhurmë e bujë.

Ti njeri i punës , i familjes dhe shoqërisë. Ti që u merakose aq shumë për bashkëshorten tënde kur u sëmur, i ndejte pranë derisa u shërua. Ti që më telefonoje ato ditë të tmerrshme marsi kur unë u sëmura dhe më jepje kurajo dhe këshilla mjeksore, më jepje besim dhe ishe i gatshëm për çdo ndihmë.

Kur u ndodha në konferencën e parë të urgjencës mjeksore në Tiranë nuk e dija kush ishte referuesi i radhës. Rastësisht pashë emrin tënd sipas programit dhe të prezantova siç të kujtoja student.

Kisha 22 vite pa të takuar, pa e ditur si ishin ndarë rrugët e jetës. Më gëzove shumë atë ditë që u ritakuam. Ishe bërë ai specialisti i spikatur, i urtë, i qetë dhe shumë i ditur. Sot, pas shtatë vjetësh nga ajo ditë, ti nuk je më midis nesh. Drini kam dëgjuar koleg, qytetar apo çdo person tjetër në këto vite kur flitej për neurolog shqipëtar. Sapo dëgjonin emrin tënd, veç fjalë zemre flisnin. Normal që ato do të dëgjoja, se ato kishe lënë në kujtesën time, në kujtesën e brezit tonë. Mik, shok, koleg, është hera e parë që për ty nuk kam fjalë! Është hera e parë që për ty kam vetëm lot që nuk do të doja ti kisha kurrë! Na mbro nga aty lart, se thonë që zoti më të mirët i do për vete! Lamtumirë !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME