Categories Lajme

Shtyhet sërish afati për rivlerësimin e banesave

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e tij të fundit që të shtyjë sërish afatin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Teksa ky afat përfundonte në 31 dhjetor 2020, tashmë është shtyrë për në 30 shtator 2021. Kjo është hera e dytë që afati shtyhet. I parashikuar fillimisht që të mbyllej në 30 tetor të këtij viti, qeveria vendosi që periudha të zgjatej deri në fund vit dhe tashmë të gjithë ata që duan të bëjnë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme kanë edhe 9 muaj kohë, që të përfitojnë nga rivlerësimi i pronës me 3%.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka sqaruar se për t’u pajisur me shërbimin e rivlerësimit mundeni të aplikoni online tek portali e-Albania ( tek shërbimet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës) duke ndjekur hapat e njëpasnjëshme sipas udhëzimeve në sistem. Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse.

“Nëse vlerësimin e pasurisë keni zgjedhur ta bëni me një ekspert të licencuar paralelisht me aplikimin online duhet të dërgoni raportin e rivlerësimit origjinal pranë adresës së drejtorisë përkatëse ASHK ku administrohet prona juaj. Kthimin e përgjigjes për përllogaritjen e tatimit, si dhe pagesen e aplikimit i gjeni tek mandatpagesa tek “Dokumentat e mia”. Më pas vijoni me pagesën online, me postë ose nëpërmjet bankës Credins dhe një kopje të mandatit të arketimit e ngarkoni në vijim të aplikimit ekzistues.”/Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME