Eliona Pitarka dhe partneri i saj kanë vendosur që në ditën e ditëlindjes së parë të vajzës së tyre, Gala, të martohen.
Cifti ka organizuar një dasmë super luksoze, ku nuk mungonin familjarët e tyre dhe sigurish shumë VIP-a dhe personazhe të njohur të shoubizit dhe jo vetëm.
Sigurisht që nuk mund të mungonin aktorët dhe gjithë stafi i “Klanifornia”. Ka qenë vetë Eliona e cila ka ndarë një video duke zbuluar
se sa bukur duket si një nuse. Të pranishmit në dasmë kanë publikuar disa momente teksa çifti kërcen së bashku dhe gjithcka është organizuar më së miri në detaje.
Eliona e kishte paralajmëruar prej kohësh që do të bënte dasmë, por thjesht po prisnin momentin e duhur dhe sa të rritej dhe pak Gala.
Ende nuk e dimë nese cifti do shkojë në muaj mjalti tani, apo për shkak të angazhimeve e kanë lënë për muajt e verës në sezonin e pushimeve.

