Categories Lajme

Kapet në Muriqan 40-vjeçari nga Shkodra, i shpallur në kërkim (Emri)

Vijojnë operacionet e përbashkëta ndërmjet FAST Albania dhe homologëve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të zhvilluara javët e fundit, nga FAST Albania, në bashkëpunim me homologët, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, një tjetër operacion është finalizuar falë bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet FAST Albania dhe homologëve.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania, FAST Montenegro dhe FAST Luxembourg, si dhe shërbimeve të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Montenegro”.

Në kuadër të operacionit, në territorin e Malit të Zi, në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, u bë e mundur kapja, nga FAST Montenegro, e shtetasit Pjetër Ndoci (Lleshi), 40 vjeç, lindur në Vrith, Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore në Luksemburg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ndaj këtij shtetasi u ekzekutua, nga autoritetet policore të Malit të Zi, urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet ligjzbatuese të Luksemburgut dhe vijojnë procedurat për ekstradimin e tij për në Luksemburg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME