Categories Lajme

Masakra e trefishtë në Tiranë, autori ishte mohuar nga familja e tij. Fqinjët: Vëllai i fali përdhunimin e gruas. Kur doli nga burgu, ata kërkuan azil politik

Dan Hutra, vrasësi i tre grave një ditë më parë në Tiranë, ishte mohuar edhe nga familja e tij për vrasjen e ish gruas së tij në vitin 2007.

Një çift të moshuarish që jetojnë në lagjen ku banonte Hutra, tregojnë se në vitin 2003 ai kishte përdhunuar bashkëshorten e vëllait të tij, por ata e kishin falur për këtë akt, dhe nuk ishte dënuar as nga drejtësia.

Ka qenë viti 2007, kur ai vrau me thikë ish bashkëshorten në banesën e tyre në Bathore, momenti kur familja vendosi t’i kthejë shpinën. Fqinjët e tyre shprehen për Euronews Albania, se familjarët e tij vendosën të largohen nga vendi duke kërkuar azil politik pasi Hutra doli nga burgu, duke qenë se ai i kërcënonte.

“E mohuan siç vrau gruan e dytë, jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri. Përdhunimin e quajtën si ngatërresë nate dhe si pa njeri.

As shteti nuk e dënoi për atë gjë. U pajtuan bën dhe dasmë kur u martua ky. E bën te shtëpia këtu. Më pas ai u zhvendos të jetonte në Bathore, atje e theri gruan. Pas vrasjes s’u bënë më me atë, vetëm e ëma i shkonte në burg. Kur doli ky nga burgu në darkë, në mëngjes ata ikën dhe u larguan nga Shqipëria se kishin frikë nga vëllai i tyre. Kërkuan strehim politik se i kërcënonte”, thanë fqinjët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME