Categories Lajme

Masakra në Elbasan me 3 persona, detaje të reja…

Një masakër ka ndodhur mbrëmë në Elbasan: dy persona nga ky qytet dhe një turk janë ekzekutuar në një atentat me breshëri automatiku. Viktimat janë:Endrit Alibej 34 vjeç dhe  Arben Dylgjeri 56 vjeç, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi turk Erdal Duranay, 51 vjeç.

Njeri nga viktimat,  Endrit Alibeaj, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij, Andrea Alibej në vitin 2013, shkruan Gazeta shqiptare.

Në atë kohë, mediat lokale italiane shkruanin se rreth 300 policë nga provinca e Astit të mbështetur edhe nga Komandat e gjithë Legion Piemonte dhe Valle d’Aosta, me ndihmën e një helikopteri, organizuan një operacion të madh antidrogë duke çuar në pranga 31 persona, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër-arreste nga gjykata.

Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Kjo u lejoi hetuesve të hidhnin dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të një grupi të madh të kokainës, pjesëtarët e të cilës ishin nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se rrjeti kishte anëtarët e vet shqiptar në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se Endrit Alibej dhe Erion Alibej, në konkurrencë me njëri-tjetrin, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME