Categories Lajme

Tentoi të fuste 4 bashkatdhetarët në Britani, dënohet 27-vjeçari (Emri)

Gjykata e Caernarfon ka dhënë dënimin për një shqiptar, i cili u arrestua në 28 Nëntor 2018, pasi tentoi të fuste në territorin anglez, katër bashkatdhetarët e tij. Dhurim Bucur, u përpoq përmes Holyhead Ferry Port të fuste ilegalisht katër shqiptarët, por nuk mundi dot ta çonte deri në fund “misionin” e tij.

Sipas “Wells Online”, Dhurimi u ndalua nga policia kufitare, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” dhe brenda saji ishin 4 shqiptarët që tentuan të hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në 28 Nëntor 2018.

Në 21 Dhjetor, Bucuri pranoi para gjykatës të Caernarvon se ata ishin emigrantë dhe ai po i ndihmonte për ti futur në territorin anglez. Më herët 27- vjeçari, kishte thënë se nuk i njihte pasagjerët, por i kishte marrë në një autostop në Irlandë, dhe mendonte se ata ishin shtetas italianë. Por, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, rezultoi se ata ishin shqiptarë dhe po tentonin të hynin ilegalisht në territorin anglez.

Bucur ka pranuar se ka shkelur ligjin e imigracionit dhe është dënuar me 32 muaj burg, raporton, “Daily Post”. I riu, i cili jetonte në Barnet, Londër, ka hyrë në Britani në vitin 2013 dhe ka përdorur dokumente të vjedhura italiane.
Pasi u zbulua dhe dëbua, në vitin 2016 ai tentoi sërish për të hyrë në Britani, pasi u martua me një shtetase nga BE. Tani ai do të vuajë dënimin në Britani, ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar janë dërguar në Shqipëri./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME