Categories Lajme

Masakroi me thikë dy persona, 30 vite burg për Fatmir Dervishin

Pas dy dekadash nga masakra e 1 janarit të 1997 në zonën e Alessandria ku u vranë dhe u dogjën dy persona është dënuar autori i ngjarjes së rëndë. Fatmir Dervishi u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm e më pas me 30 vite burg.

Mësohet se ai midis natës së 31 dhjetorit 1996 dhe 1 janarit 1997 vrau dy persona. Nga detajet e zbardhura mësohet se një nga viktimat ishte prerë në fyt ndërsa tjetri tjetri ishte masakruar me 27 plagë me thikë dhe një plumb në ballë. Pas vrasjes autori dogji trupat e pajetë me idenë që krimi i rëndë që kreu të mos zbardhej.

Ndërkohë tani pas shumë vitesh autori u dënua ndërsa mohoi para gjykatës që ka qenë ai që i vrau dy viktimat.

“Nuk isha unë,” tha ai por kjo nuk mjaftoi për të bindur gjyqtarët profesionistë të Gjykatës së Apelit të Torinos, të cilët e dënuan sërish me 30 vjet burg.

Do e apelojmë vendimin në Gjykatën e Lartë”, njoftoi avokati i të akuzuarit.

Shqiptarët Ilir Haxia dhe Kastriot Tufa udhëtuan nga Padova për të festuar vitin e ri së bashku me bashkatdhetarët e tyre. Dhe ata u vranë në atë mënyrë mizore nga tre burra të tjerë, më 12 qershor 1998.

Dervishi, i cili ndërkohë kishte ikur, u dënua me burgim të përjetshëm si i arratisur. 30 vjet burg për një bashkëpunëtor, Dridanet Iberisha, dhe 6 vjet për një tjetër, Sami Casmi.

Dy javë më parë të ata gjendën përballë njëri-tjetrit në gjykatën e Torinos. 44-vjeçari shqiptar u arrestua dhe kërkoi një gjykim të ri. Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e tij të parë, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë vendim dhe vendosi një çështje të re (e treta në apel).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME