Categories Lajme

Mashtrimi me TVSH/ Të përfshira 50 kompani, kryenin evazion fiskal me punët publike (Lista e plotë)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i pak ditëve më parë, me 15 biznesmenë të arrestuar në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në skemën e mashtrimit janë përfshirë 50 kompani të fushave të ndryshme dhe përveç 15 personave të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 35 të tjerë. Mësohet se këta biznesmenë, akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, shifër kjo e  përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë. Megjithatë, burime për Report Tv , flitet për një shumë më të madhe rreth 4 mln eurosh.

Në këtë skemë janë përfshirë emra të njohur të biznesit, si Shpresa Joanidhi,  kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa është administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin. Subjekti “SHPRESA” SHPK operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim.

Gjithashtu edhe Paqsor Buzi, pronar dhe administrator i kompanisë  GPG Company. Kjo kompani është ndërtuesi i Bypass-it të Tepelenës si dhe segmentit nga stadiumi i vjetër tek stadiumi i ri në qytetin e Beratit. Kjo rrugë, siç ka raportuar më herët kjo Report Tv, është shembur duke u hapur një gropë e madhe në rrugë, për shkak të cilësisë së dobët.
Emra të tjerë të arrestuar janë edhe Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE; Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kësaj kompanie.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare.

Për mashtrimet me TVSH në pranga u vu edhe Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010. Kjo kompani është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj.

Në pranga përfundoi edhe administrator i një kompanie farmaceutike, Vasil Korita. Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Të arrestuarit
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company
2.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE
3.Astrit Lala, kompania Leksi Security 1
4.Haxhi Sala, kompania Leksi Security
5.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k
6.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k
7.Shkëlqim Prodani, kompania Red Black
8.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”
9.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k
10.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”
11.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”
12.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k
13.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”
14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”
15.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group

Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmeti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME