Categories Lajme

Master në SHBA, fondacioni Biberaj mbeshtetje 2.5 milionë dollarë për pofesionistët shqiptarë

Fondacioni Biberaj ka njoftuar se ka ndarë 2.5 Milion dollarë Bashkë-financim për Programin e Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për të Mbështetur Profesionistët Shqiptarë

Në një njoftim të zyrës me qender në Nju Jork, thuhet sem Fondacioni Biberaj shpall mbështetjen me 2.5milion dollarë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara.

Fondacioni Biberaj shpalli projektin e tij të parë, bashkë-financimin e Programit të Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Programi “Master’s and Intership” (MIP) është themeluar në vitin 2016 nga  Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) për t’u dhënë profesionistëve të rinj shqiptarë dhe udhëheqësve të ardhshëm një mundësi të veçantë për të ndjekur studimet për gradën Master dhe për të kryer praktika profesionale në fushat e Menaxhimit dhe Administrimit të Biznesit, Trashëgimisë Kulturore, Eko-Turizmit dhe Mikpritjes, Arsimit, Teknologjisë Informative, Shkencave Kompjuterike, Politikave Publike dhe Administratës Publike.

“Familja Biberaj, ndihet e nderuar për të bashkë-financuar, me një donacion prej 2.5 milion dollarë, Programin e Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, që u drejtohet profesionistëve të rinj shqiptarë që synojnë të përparojnë duke studiuar në Shtetet e Bashkuara,” tha Ken Biberaj, zëdhënësi i Fonadacionit. “Ne u jemi thellësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara për suksesin që kemi arritur dhe ndihemi krenarë për trashëgiminë tonë shqiptare. Shpresojmë që ky program do të ndihmojë brezin e ri të studentëve shqiptarë drejt arritjes së suksesit të tyre akademik, duke përmbushur angazhimin për të ndihmuar më pas në shkëmbim shoqërinëe tyre shqiptare.”

Fondacioni Biberaj u krijua me rastin e 50 vjetorit të mbërritjes së familjes Biberaj në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968. Pas largimit, duke i shpëtuar shtypjes së komunizmit në Shqipëri dhe mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, rasti i tyre është dëshmi e realizimit të “Ëndrrës Amerikane.” Përmes punës së vazhdueshme individuale dhe bashkë, përmes shpirtit sipërmarrës, anëtarët e familjes Biberaj zotërojnë sot bizneset e tyre dhe kanë ndjekur karriera që nga arsimi, teknologjia, drejtësia, shërbimi publik, financat, tregëtia, pasuri të patundshme, filantropi dhe arte.  Ata besojnë në mbështetjen e shoqërive të tyre dhe dëshirojnë që mundësitë që arsimi i lartë u ka dhënë atyre, të vazhdojë tek të tjerët.

Misioni i Fondacionit Biberaj është të mbështesë mundësitë për të ndjekur studimet e larta të studentëve shqiptarë nga Ballkani në institucionet amerikane. Pas studimeve, përfituesit e ndihmës financiare duhet të kthehen në vendin e tyre dhe të punojnë për të forcuar themelet e shoqërive demokratike.

Këshilli Amerikan për Studime Ndërkombëtare (American Councils for International Education) do t’i ndihmojë studentët për vendosjen në Shtetet e Bashkuara dhe do të ndjekë përparimin e tyre akademik.

Informacione të mëtejshme për ndihmën financiare mund të gjeni në këtë faqe: http://mip-aadf.org.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME