Categories Lajme

Materniteti i ri i Lezhës, Manastirliu: 3.2 milion dollarë investim

Ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit të ri të Lezhës, brenda korpusit të këtij spitali rajonal. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për maternitetin e ri, një investim i qeverisë shqiptare prej 3.2 milionë dollarë, që tashmë ka nisur të bëhet realitet për banorët e Lezhës. ”Qeveria shqiptare ka vendosur në prioritetet e saj shëndetin e nënës dhe fëmijës, ndaj rikthehemi në Lezhë me një premtim të mbajtur, duke bërë realitet një prej investimeve më të mëdha në dekadat e fundit për shëndetësinë në Lezhë, ndërtimin e maternitetit të ri, me vlerë 3.2 milion dollarë”.

Duke theksuar se ky investim do të transformojë shërbimin për nënën dhe fëmijën për qarkun e Lezhës, Manastirliu tha se ky nuk është i vetmi investim në maternitete këtë vit. ”Pas ndërtimit të maternitetit të Korçës dhe Sarandës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duke investuar me fonde të buxhetit të shtetit për tranformimin e materniteteve edhe në spitalet rajonale të Kukësit dhe Beratit, me standardet më të mira të shërbimit shëndetësor, duke garantuar shërbim cilësor për nënat dhe fëmijët sa më afër vendbanimit”.

Materniteti i ri i Lezhës do të ketë mbi 3000 m2 sipërfaqe ndërtimi, godina do të jetë 5 kate 4 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. Do të ketë 3 salla lindje, dy salla operacioni dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë. Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve të ndërtimit të maternitetit të Lezhës, Ministrja Manastirliu shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, Prefekti i Lezhës Gjokë Jaku dhe deputetja Ardiana Jaku të cilët vlerësuan si shumë të rëndësishëm për Lezhën këtë investim të qeverisë shqiptare. Në godinën e re parashikohen të sistemohen shërbimet e Obstetike-Gjinekologjisë, Neonatologjisë, blloku i lindjeve si dhe konsultori i gruas. Godina e re do të jetë 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Transferimi i funksioneve të godinës së maternitetit do të bëhet me përfundimin e godinës së re

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME