Categories Lajme

Maturantët përfundojnë vitin shkollor, nisin provimet e maturës

Klasat e 12 përfunduan këtë të premte 15 orës e përsëritjes. Pas mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit, maturantët ishin të vetmit që u rikthyen në bankat e shkollës për 3 javë nga 18 maji deri në 5 qershor që të zhvillonin konsultime mbi njohuritë e fituara nga mësimi në distancë.

Me rregulla të reja nxënësit duhet të zhvillonin mësim në klasa a me jo më shumë se 12 nxënës dhe me maska e doreza. Por këto masa në ditën e fundit të mësimit nuk zbatoheshin nga të gjithë. Konsultimet besoj se na ndihmuan që të dalim sa më mirë në provimet e maturës. Jemi pak të stresuar, se përcaktojnë vazhdimësinë e jetës. Edhe masat e reja na stresojnë pak. Nuk e dimë si do shkojë.

Ndërsa të hënën klasat e 12-a nisin provimet e maturës. Nga 8 qershori deri në 18 qershor mbi 31 mijë maturantë do i nënshtrohen 4 testeve në lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje. Për maturën e parë që po zhvillon provimet në kushtet e pandemisë së koronavirusit, Ministria e arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme.

Një ditë para ditës së provimit është drejtuesi i gjimnazit që konfirmon në zyrat vendore arsimore se mjedisi mbush kushtet higjieno sanitare e të distancimit fizik. Ambjentet duhet të jenë të dezinfektuara dhe të ajrosura. Ndërsa para fillimit të provimit në orën 10, përcaktohet në udhëzim, maturantëve do t’u matet temperatura, do të higjienizojnë duart si dhe do të pajisen me maska dhe doreza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME