Categories Showbiz

Max Ehrich nuk i “shqitet” Demi Lovato-s as në komentet publike në Instagram!

Vetëm dy muaj pasi shpallën fejesën, këngëtarja Demi Lovato i dha fund marrëdhënies së saj me partnerin Max Ehrich. Ky i fundit e ka përjetuar keq ndarjen, duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale ndjesitë e tij të hidhura dhe për më tepër u fotografua duke qarë në vendin ku i kishte propozuar Demi-t. Nga ana tjetër, këngëtarja e “Confident” ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.

Megjithatë, Demi e ka thyer akullin dhe ka përmendur fejesën teksa listonte ngjarjet që i ndodhën në vitin 2020, teksa ishte në People’s Choice Award. “Sinqerisht, ky vit ka qenë si tre vitet më të gjata të jetës sime. Në fakt, fillimi i vitit ka qenë fantastik.

Unë interpretova në Grammy dhe këndova himnin kombëtar në Super Bowl, por më pas, ndodhi pandemia: Gjithçka u mbyll. Unë u fejova, fillova të pikturoj, të merrem me fotografi dhe të meditoj. Pashë 7 sezonet e Pretty Little Liars pa ndërprerje, u ndava dhe më pas, fillova të kërkoj për alienë në shkretërirë. Pra, gjëra që i bëjmë të gjithë.”- u shpreh ajo.

Mirëpo, ish-i i saj Max Ehrich s’ka ndërmend ta lërë të qetë dhe po kërkon me ngulm vëmendjen e këngëtares.

Në komentet publike në Instagram, ai i ka kërkuar Demi-t të mos shfrytëzojë fejesën apo ndarjen për vëmendje, megjithëse që prej ndarjes Demi s’i ka kushtuar më aspak rëndësi kësaj teme.

“Ndalo së foluri për mua në shfaqje çmimesh. Faleminderit.” “Shfrytëzimi i ndarjes sonë për vëmendje nuk është diçka e mirë.”- ka shkruar Max, i dëshpëruar, në komentetet e këngëtares. Megjithatë, ai s’ka marrë një përgjigje nga Demi as kësaj here.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME